”PS ndryshon vetveten”, Rama për protestën e PD-së: Ajo s’ishte opozitë, s’kam interes çfarë bën

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë, tha se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave”,-tha Rama.

Po ashtu Rama tha se Partia Socialiste ndryshon vetveten dhe shtoi se ka një angazhim pozitiv nga drejtuesit politikë në qarqe. Nga ana tjetër, u shpreh shpërfillës për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike.

“Nuk e ndjek opozitën, sepse nuk kam asnjë interes që të jem i vëmendshëm se çfarë ajo bën, ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat dhe as me vetë kritikën se në Asamblenë e Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar, reflektimi ka qenë shumë pozitiv. Nuk është opozita, janë konglomerate”, tha Rama.

SHKARKO APP