PS në sitë rezultatin e zgjedhjeve, në fokus Shkodra, Përmeti, Lezha e Pogradeci

 

Partia Socialiste do të nisë analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Mësohet se nga e hëna, 20 korrik 2015, Asambletë në rrethe të PS, do të bëjnë një bilanc të arritjeve dhe dobësive të partisë më të madhe në pushtet, për t’i paraparirë kështu zgjedhjeve të brendshme dhe betejës së 2017-ës.

Partia Socialiste, nuk do të humbasë kohë për të kaluar në sitë, rezultatin e 21 qershorit, duke i hapur udhë analizës, që nga fillimi i javës së ardhshme.

Mësohet se nga e hëna Asambletë në Rrethe të PS, do të bëjnë një bilanc të arritjeve dhe dobësive të partisë më të madhe në pushtet, për t’I paraparirë kështu zgjedhjeve të brendshme dhe betejës së 2017-ës.

Burime nga kjo forcë politike thanë se nxitimi për të analizuar rezultatin vjen pas urdhrit të vetë kryesocialistit Edi Rama, për të përmbyllur procesin brenda 30 korrikut.

Të njëjtat burime thanë se fokus të veçantë do të kenë analizat e bashkive Shkodër, Lezhë, Pogradec dhe Përmet, zona, bashki në të cilat, PS humbi në zgjedhjet e 21 qershorit.

Analiza e Asambleve do te jetë edhe baza mbi të cilin do të nisin zgjedhjet brenda partisë në muajin shtator.

Vendimi i Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, përcakton qartë periudhat zgjedhore brenda partisë.

Zgjedhjet në organizatat socialsite do të mbahen nga data 10 shtator deri në 10 nëntor, ndërsa zgjedhja e delegatëve të kongresit sipas parimit një anëtar një votë do të mbahen në 21 nëntor.

Ky proces, i paraprin, Kongresit Zgjedhor, që pritet të mbahet në muajin janar, nga ku do të dalin anëtarët e rinj të Asamblesë dhje do vulosen ndryshimet në statutin e partisë.

SHKARKO APP