PS nis sot Kongresin, 1500 delegatë vendosin për kryetarin
Sot në orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste.
Sipas rendit të ditës që mundet edhe të pësojë ndryshime, i pari do ta marrë fjalën kryesocialisti Edi Rama, ndërsa më pas, kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS.
Ndërkaq, Gianni Pitella dhe Massimo D’alema, së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video-mesazheve.
1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën, po në Pallat të Kongreseve hapen zgjedhjet për forumin rinor eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.
Kurse pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.
Fatmir Xhafaj do të prezantojë statutin e ri të partisë. Ku brenda tij, pritet të përcaktohet që në rast se kryetari i PS fiton zgjedhjet dhe shpallet Kryeministër dhe mandati i tij përfundon dy vjet nga zgjedhja në krye të qeverisë, kryetari do të rikonfirmohet pa votim, në Kongresin e PS. Në rast se kryetarti i PS, humbet zgjedhjet, do të respektohet rregulli i zgjedhjes së tij, përmes parimit, një anëtar një votë. Statuti i ri, përmirëson disa nene që përshtasin organizimin e partisë në bazë të ndarjes së re administrative-territoriale.
Axhenda
- Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
- Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
- Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
- Pyetje dhe diskutime.
- Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
- Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.
Ftesë për pjesëmarrje ka marrë dhe ish-lideri i PS-së Fatos Nano. Për herë të fundit Kongresi u mblodh më 5 nëntor të vitit 2011… (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

