PS nis spastrimin e “dembelëve”

Partia Socialiste ka filluar punën në terren për kryerjen e analizës së plotë të saj për zgjedhjet që sapo kaluan. Deputetët dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare janë vendosur në bazë, ku bashkërisht me krahasimin e rezultatit me zgjedhjet e shkuara, do të evidentohen edhe personat që kanë përfituar pushtet nga Partia Socialiste, por që nuk kanë kontribuar në rezultatin zgjedhor të saj.

Në këtë mënyrë strukturat e partisë po përgatisin një material të detajuar analize për zgjedhjet e 21 qershorit, dhe këtë informacion, së bashku me evidentimin e personave jo aktivë, apo problemeve të tjera, do të dorëzohen në selinë qendrore të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?