PS-PD finalizojnë Kodin e ri Zgjedhor/ Alibeaj: Ramës po i dhurohet mandati i katërt! Bushka: Më shumë justifikuat humbjet, sesa argumentuat

Deputeti i pavarur, Enekelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve, tha se me ndryshimet për Kodin Zgjedhor është bërë pazari për t’i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt në tavolinë. Alibeaj tha se pala tjetër, (PD e Berishës) nga ana tjetër tani po qajnë hallin se si të kapin ndonjë karrige në zgjedhjet e 2025. Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ironizoi qëndrimin e Alibeajt. ”Le ti qëndrojmë procedurës, s’mund të komentojmë nismat e të tjerëve, ka dhe njerëz që dashurohen me zërin e vet, por këtu jemi do diskutojmë”, tha Gjikunri.

Alibeaj: Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të këtij projektligji është parashikuara thjesht lidhur me çështjen e herësit të famshëm, listat të hapura 30% të tyre janë të hermetizuara.

Është një zgjidhje lidhore që bie ndesh me kushtetutën, lidhur me diasporën është vendosur votë me postë, me pagesë dhe pikatore, diaspora të cilën për të gjithë betohen do ta ketë me pikatore me paratë e tyre aq sa të dojë partia, ajo që do të jetë nesër pasnesër do të jetë një test i karakterit politik për sistemin zgjedhor. Iniciativa ime është e qartë, ndoshta e do rregulli.

Ka kaq shumë vrima këtu fut ujë ky projekt, sa do t’i jepet dhuratë pushtetit të Edi Ramës. Zgjidhja pse të mos ishte e njëjta, sot po thyhet rekord i ri, po i dhurohet mandati i katërt Edi Ramës në tavolinë.

Bushka: Më shumë justifikuat humbjet, se sa argumentuat.

Gjiknuri: Të mos bëjë komente në atë minutazh.

SHKARKO APP