”PS-PD i janë turrur SPAK”, Shehi: Drejtësia e re ka turbulluar ujin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi akuzon PD dhe PS për sulmet ndaj Strukturës së Posaçme. Për të dy partitë e mëdha duan të trembin prokurorët e SPAK, por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur. Ai thekson se kushdo që ka bërë korrupsion e vjedhje duhet të paguajë, ndërsa u sugjeron që të shkojnë te paraja për t’u bërë të padëmshëm për shoqërinë.

”Na vjen shumë keq që dy partitë e mëdha i janë turrur me egërsi SPAK se ata që bëjnë këtë luftë njerëz të gjallë janë ata dhe këta duan t’i trembin. Falë zotit deri tani nuk janë tremb. Ka nja dy vjet që kanë turbulluar ujërat e Shqipërisë. Ata që ishin sipër mendonin që nuk do u hynte kurrë gjë më këmbë dhe të bënin çfarë të donin dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Prandaj janë në rrjetën e SPAK-ut se edhe po të duan nuk i mbyllin dot kaq shumë zullume.

Ne presim një normalitet drejtësie ai që ka tepruar me hajdutllëkun të paguajë. Unë do bëja sugjerim t’i marrim paratë se ky shou popullor po deshën ta bllokojnë krimin e korrupsionin duhet të shkojnë të paratë, atëherë do t’i bëjnë të padëmshëm për shoqërinë se ata që kanë para blejnë media gjykatës. Po t’i merrnin paratë do të ishte më i plotësuar ne i kemi mbështetur e do të vazhdojmë t’i mbështesim”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?