PS- PD përplasen në komision për marrëveshjen. Balla: Zhurmën bëjeni jashtë

Është mbledhur sot në  komisioni për marrëveshjen opozita- mazhorancë. Të dyja forcat politike kanë drejtuar gishtin nga njëra-tjetra për ta bërë përgjegjëse për mungesën e vullnetit. Balla ka thënë se fajin e ka opozita për marrëdhënien që mban me Parlamentin, ndërsa deputeti democrat Gent Strazimiri ka nënvizuar kriminalitetin që është në Kuvend.  Strazimiri, deklaroi se qëllimi i këtij komisioni është nevoja e dekriminalizimit të Parlamentit. “Ky komision ka si qëllim nevojën për dekriminalizimin e administratës publike, pasoja është kthimi i opozitës në Parlament. Ky proces ecën nëse ka vullnet politik”, tha ai.  Më tej Strazimiri replikoi me Ballën, ndërsa përmendi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ndërsa në debat u përfshinë të gjithë pjestarët e komisionit.

Debatet

Strazimiri: Po si mund ta firmosë këtë akt Ilir Meta, producent i kamerave?

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla: Për miting dil aty poshtë, nuk toleroj të keqpërdorësh emrin e kryetarit të Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strazimiri: Po të sqaroj ty dhe opinionin publik se beteja e opozitës është krejtësisht mbi bazën e këtij detyrimi nga BE. Edhe dje na e thanë pastër dhe bukur. Ti lëmë retorikat, të vijojmë me planin e punës.

Subashi: Ne në këtë komision duhet të jemi korrekt me njëri­tjetrin, kemi goxha punë për të bërë.

Halimi: Si struci nuk kemi pse fshihemi, as para qytetarëve as para ndërkombëtareve Thelbi i marrëveshjes të dekriminalizohet Parlamenti dhe Administrata.

Bylykbashi: Meta të largohet.

Balla: Gjuhën e rrugës nuk mund ta sillni këtu në këtë komision. Merr Saliun dhe Lulzimin dhe dilni përjashta, protestoni.

Bylykbashi: Mos iu riktheni insinuatën me bojkotimin e këtij komisioni. Unë besoj që me vullnetin tuaj të detyrueshëm ne do arrijmë të bëjmë të gjitha propozimet e duhura Shpresoj të mos na detyroni për bojkot.

Balla: Po ti po tallesh. Ky është komision i posaçëm për zbatimin e një marrëveshje politike, një nga problematikat ishte bojkoti i opozitës. Dua zotëri që ti të respektosh pikën e pare.

Bylykbashi: Në Kuvend e ke.

Manja: Mazhoranca qeverisëse e ka bërë të qartë qëndrimin e vetë, ne do jemi ketu derisa ju të na sillni një produkt që pretendoni se e keni gati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?