PS: PD të përgjigjet për Bashën, Ristanin, Nokën…
Ka reaguar edhe Partia Socialistë pas dorëheqjes së kryebashkiakut Roshi.
Deputetja Blerina Gjylameti ka thënë se ligji qendron mbi të gjithë.
Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se ligji qëndron mbi të gjithë dhe duhet zbatuar deri më një. Ajo nuk ka lënë pa përmendur sulmi dhe baltën e hedhur mbi Roshin nga opozita, duke e akuzuar këtë të fundit se jo vetëm nuk e ka seriozisht deklariminalizimin, por nuk përgjigjet për personat me të shkuar me precedentë që ka.
Lidhur me dorëheqjen e Roshit ajo ka theksuar se “ne respektojmë ligjin dhe dënimet që përcakton ai për shkelësit, ky qëndrim tregon moralin e forcës politike dhe se dekriminalizimin e kemi seriozisht”.
Gjylameti tha më tej se PD ende nuk është përgjigjur për të inkriminuarit në radhët e saj, duke kujtuar kështu deputetin Noka për deklarim të rremë, deputetin Zeneli apo edhe Ristanin. “Në PD numri dy rezulton i dënuar me burg, por Ristani bën sikur nuk dëgjon që i ka borxh publikut shpjegim, asgjë e moralshme dhe parimore nuk pritet nga PD, që në krye ka Bashën, i cili akuzave iu shmang me një raport mjekësor” tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

