PS përjashton 8 deputetë të PD-së nga Kuvendi

Partia Socialiste me votat e saja, të mbledhur këtë pasdite në Komisionin e Etikës ka përjashtuar tetë deputetë demokratë nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Gazment Bardhi
Albana Vokshi
Elda Hoti
Luan Baçi
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Zheni Gjergji
Bledion Nallbati 

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin duke penguar zhvillimin e seancës plenare siç ishte parashikuar në rendin e ditës dhe për këtë deputetët socialistë kërkojnë masë disiplinore. Kjo detyroi Lindita Nikollën ta shtyjë për në seancën e radhës miratimin e rendit të ditës. Deputetët nuk do të jenë në seancën e 12 tetorit, e cila i dedikohet posaçërisht zhvillimeve në Kosovë.

Gështenja ka reaguar pasi Partia Socialiste kërkoi që ndaj tij të merrej masë disiplinore pasi bllokoi një ditë më parë foltoren e Kuvendit. ”Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi. S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet”,-tha Gështenja.

SHKARKO APP