PS-Rithemelimi në negociata? Salianji: Tollovi e ngritur nga Rama, nuk u jep votën emigrantëve

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji mohoi në emisionin ”Të Paekspozuarit” se mes Rithemelimit dhe PS-së kanë nisur negociatat për të normalizuar jetën parlamentare, pasi që prej muajt tetor 2023 është në kaos. Kështu Salianji tha se negociatat janë tollovi e ngritur nga Rama, për të cilin tha se nuk do Reformë Zgjedhore.

”Bashkimi është i pamjaftueshëm si hap, duhet transformimi, hapja e PD-së për të gjetur mekanizma për kapacitet të shoqërisë civile, diasporës, të rinjtë. Bashkimi është hap i parë, por i pamjaftueshëm pa humbur kohë. Është shumë i vonuar, se nuk i bëmë etapat me shpejtësinë që kërkon koha.

Nuk ka në dijeni time negociata, por tërheqje të qeverisë, të Parlamentit që kanë komunikime të përhershme mes palëve, nuk ka negociatë, as marrëveshje. Ne duam rikthimin e kushtetutshmërisë së Parlamentit.

Negociatat janë tollovi e ngritur nga Edi Rama. Nuk ka për të patur reformë zgjedhore. Nuk do Edi Rama. Nuk u jep votën emigrantëve, tha në Shkodër se do të vijojë me këtë Kod Zgjedhor që kemi”.

SHKARKO APP