PS rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese, deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e PS-së për rrëzimin e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.
Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve.
35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje.
Për ta ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë qeverisë, ndër to edhe bashkëshortin e Ministres së jashtme, Olta Xhaçka.