PS rrëzon kërkesën e PD-së për Komisionin TIMS. Salianji flet për kallëzim penal: Cirku do të marrë fund
Komisioni hetimor për sistemin TIMS, pritet që të martën të paraqesë raportin përfundimtar, ndërsa socialistët nuk kanë pranuar zgjatjen e afateve të komisionit.
Kreu i këtij komisioni, deputeti Ervin Salianji paraqiti fakte dhe prova mbi manipulimin e TIMS-it, ndërsa paralajmëroi se kjo është arsyeja sepse socialistët nuk duan zgjatjen e hetimeve apo hartimin e raportit ditën e sotme.
Gjatë mbledhjes, u propozua nga deputeti demokrat Lefter Gështenja që të zgjatej afati i komisionit hetimor me 60 ditë. Por kjo kërkesë u rrëzua me 5 votat e anëtarëve socialistë të komisionit.
Nasip Naço: Propozoj që mbledhja të martën të jetë në orën 17.00. Për shkak të agjendës së ngjeshur të komisioneve të Kuvendit. Shpresoj ta merrni parasysh që të mos na akuzoni në këtë drejtim.
Elda Hoti: Shqiptarët e panë që kishte ndërhyrje në TIMS dhe për llogari të kujt ishte bërë.
Ervin Salianji: Atëherë, mbledhja do të jetë ditën e martë, ora 17.00.