PS-së i dalin llogaritë: Nga 49 bashki fiton 35, pranë fitores edhe Tirana e Durrësi

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 49 bashki. Në 35 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë shpallur kandidatët e së djathtës. Në Finiq fitoi një kandidat i Mega. Me ndarjen e re territoriale, Koalicioni i majtë është duke fituar shumicën dërrmuese të bashkive, sidoemos qarqet, ashtu siç edhe ishte planifikuar nga Kryeministri Edi Rama.  Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara lokale, PS humbi shumicën e komunave, që tashmë janë shkrirë me bashkitë dhe fitorja duket se anoi nga këto të fundit që kanë edhe më tepër votues. Kjo ndoshta ishte arsyeja pse Reforma Territoriale mbrohej fuqishëm nga kryeminsitri Rama dhe u kontesua për shumë kohë nga e djathta. Dhe rezultoi se Rama e siguroi fillimisht fitoren të tavolinë.

Si të mos mjaftojë rezultatet e deritanishme, edhe në bashkitë e mëdha, Tiranë e Durrës, Veliaj e Dako të PS-së janë në avantazh të thellë prej gati 40 mijë votave dhe drejt një fitoreje të sigurtë krashi rivalëve të tyre, përkatësisht Kosova e Duma. .

 Vetëm në Shkodër, ndër bashkitë e mëdha Voltana Ademi e PD-së kryeson dukshëm dhe është drejt fitores.  Garë e fortë mbetet në Berat, ku kryeson me një diferencë të ngushtë kandidati i majtë dhe në Peshkopi ku kryeson po ngushtësisht kandidati i djathtë.

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir Çupa 
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj

Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, me Leonidha Kristo.


Në bashkitë e tjera vijon numërimi i votave.

Disa prej tyre  pritet të mbylle procesit i numërimit të votave. Për bashkitë e  Divjakës, Kurbinit,  kanë mbetur për t’u numëruar vetëm disa kuti dhe ASHE është drejt fitores së sigurtë. Vetëm në Kukës pritet të fitojë PD-ja.

SHKARKO APP