PS shpall kandidaturat: Dako në Durrës, Bushi në Shijak dhe Kokomani për Krujën
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pati një takim gjatë paradites së sotme me deputetët e qarkut të Durrësit, për të diskutuar mbi emrat që do të kandidojnë në këtë qark gjatë zgjedhjeve lokale. Pas takimit deputeti i PS-së, Blendi Klosi konfirmoi se “Për Bashkinë e Durrësit, kandidat mbetet Vangjush Dako, për Krujën kandidon Artur Bushi, për Shijakun kandidat është Ardian Kokomani.” Durrësi është qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë pas Tiranës, por ndryshe nga kryeqyteti në zgjedhjet e kaluara në qytetin bregdetar fitoi kandidatura e majtë.