PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri: Nuk do jetë një proces si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

Partia Socialiste ka startuar zgjedhjet edhe në qarkun e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare.

”Betejat që na presin nuk janë të lehta, përpara do kemi zgjedhjet vendore, por mbi të gjitha partia duhet të jetë platforma e shëndoshë edhe për përmirësimin e qeverisjes, edhe për përmirësimin e jetës politike shqiptare, sepse PS ka treguar veten që është në themel të demokracisë së këtij vendi dhe ne do vazhdojmë të jemi të tillë”.

Po ashtu ai nënvizoi se ky nuk është një proces thjesht për të zgjedhur njëpartiakë. Po ashtu Gjiknuri ironizoi zgjedhjet e para pak ditëve në PD. Ai tha se ndryshe nga opozita, gara në PS është e hapur.

“Mendoj se procesi është shumë i hapur. Ne nuk duam të bëjmë zgjedhje si ai që bërtiste nga 300 bëjë 500 por duam një proces që ndërton vlera. Nuk duam disa emra për t’i hedhur në një fletë votimi, por duam njerëz që kanë kurajo dhe që me personalitetin e tyre të marrin përsipër këtë detyrë dhe ta çojnë përpara këtë proces. Krahas Erionit si drejtues politik Qarku dhe si drejtues i Partisë së Bashkisë Tiranë, janë të gjitha partitë e Qarkut Tiranë që do t’i nënshtrohen këtij procesi. U bëj edhe njëherë thirrje, mos dëgjoni njerëz që u thonë procesi është i mbyllur, kushdo që e ndjen ta marrë përsipër dhe të evidentohet në këtë proces dua ta inkurajoni ta marrë përsipër”.

SHKARKO APP