PS tërhiqet nga komisionet e depolitizuara

Që prej orës 19:30 Këshilli Politik dhe ambasadorët janë mbledhur në Pallatin e Brigadave detajet e fundit lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore.
Lapsi.al raporton se marrëveshja pothuajse ka përfunduar dhe se është arritur konsensusi për atë që Basha e quajti pika e fundit, “kur topi mbeti në fushën e tij”.
Bëhet fjalë për përbërjen e komisionerëve të cilët socialistët i donin të depolitizuar ndërsa opozita siç kanë qenë deri më sot me përbërës partiakë. Edhe Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Edi Rama e mbrojti këtë ide duke thënë se ajo është një kërkesë e OSBE ODHIR, e cila është shndërruar në një kusht për hapjen reale të negociatave më BE.
Opozita fillimisht ka pranuar që komisionet të përbëhen me komisionerë të depolitizuar dhe punonjës të administratës, por që në 6 muajt e fundit nuk kanë qenë pjesë e saj. pra që kanë punuar deri gjysmë viti më parë. në të kundërtën ajo ka këmbëngulur ajo, për këto zgjedhje të kthehemi tek sistemi i vjetër me komisionerë partiakë.
Nuk dihet nëse marrëveshja që opozita ka rakorduar me ndërkombëtarët të cilët thonë se kanë edhe viston e PS-së, do të nënshkruhet në fund nga socialistët. Por tani për tani burime të saj nga brenda mbledhjes thonë që marrëveshja është arritur me mbetjen në fuqi të komisionerëve të partive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?