PS tur takimesh në diasporë, Kuko: Shqiptarët mund të ndikojnë në zgjedhjen e eurodeputetëve

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare. Sekretarja për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Romina Kuko tregon qëllimin e kësaj lëvizjeje.

Takimet me shqiptarët që jetojnë në këto kryeqytete europiane përkojnë me fushatën elektorale të zgjedhjeve për parlamentin europian. Duke konsideruar numrin e lartë të emigrantëve që jetojnë në Greqi, a po synon Rama të orientojë votën e emigrantëve drejt partisë simotër në Greqi?

Për ”A2cnn”, Romina Kuko preferon të mos e quajë një “show force” të Ramës ndaj homologut grek Mitsotakis, por nuk e mohon se është një përpjekje për të evidentuar rolin e shqiptarëve si faktor, aty ku prej vitesh kanë ndërtuar jetën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama do të tregojë që me shqiptarët që jetojnë në Europë mund të ndikojë në zgjedhjen e deputetëve të PE. Kryeministri grek Mitsotakis ka përfshirë në listën e tij të zgjedhurin e Himarës, Alfredi Beleri si një përpjekje për ta marrë nga burgu në Shqipëri dhe për ta dërguar në organet qendrore të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?