PS voton Komisionin Hetimor për 25 prillin, rrëzon atë për ”Becchetin”
Me 123 vota pro, në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar ngritja e Komisionit Hetimor për përdorimin e administratës për zgjedhjet e 25 prillit.
Por maxhoranca rrëzoi ngritjen e Komisionit Hetimor për ”Beccheti”, me 46 vota pro dhe 77 kundër. Të dyja këto komisione hetimore janë kërkuar nga Partia Demokratike.
Mazhoranca pretendon se çështja ”Becchetti” është ende në proces dhe se të dhënat e saj ruhen nga konfidencialiteti. “Konfidencialiteti i çështjes është detyrues për qeverinë e Shqipërisë, edhe për parlamentin të paktën duhet të jetë”, tha Rama.
Votimi për Komisionin Hetimor për inceneratorët u shty për seancën tjetër me dakordësinë e palëve për të saktësuar objektin e hetimit të tij.