PS, Xhaçka: PD fushatë baltosjeje ndaj biznesit vendas

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka kërkuar që PD të mos hedh baltë për çdo investim që bën qeveria. Sipas saj opozita ka dy vite që flet për skandale por që qeveria po bën punën e duhur.

“Aq shumë baltë hedhin çdo ditë, mbi çdokënd dhe çdo gjë, aq shumë akuza fabrikojnë vetë nga zyrat e Shqupit, sa që qeveria ndërtoi edhe një portal, transparenca.al, për t’i dhënë përgjigje baltës së tyre dhe për të informuar publikun. Por fakti është që Partia Demokratike as nuk ka ndërmend të dëgjojë, as nuk merr mundimin të lexojë përgjigjet, pas çdo dite ka gati një shpifje të re, ka gati të fabrikuar një akuzë të re. Gjithmonë në shërbim të strategjisë së tyre, hidh sa më shumë baltë se në fund diçka mund të mbetet”, shton Deputetja Xhaçka.

Për PS-në, kjo mënyrë e opozitës për të hedhur baltë mbi biznesin vendas, por edhe ato të huaja, të cilat sipas Xhakës janë një mundësi e mirë për ekonominë dhe janë investojnë që hapin vende pune të reja. “Kjo është partia në emërtim demokratike! Aq demokratike sa nuk e ka për gjë as të sulmojë biznesin, as të sulmojë, shajë e baltosë edhe çdo person, gazetar, analist, çdokënd që mendon ndryshe nga ajo”, është shprehur më tej Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?