PS zbulon emrat në qarqet Dibër e Shkodër, kandidojnë edhe tre femra

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, njëherazi edhe deputet i Qarkut të Dibrës, bëri publikë emrat e kandidatëve socialistë për këtë zonë të vendit. –“Në Dibër, kandidati ynë do të jetë Shukri Xhelili, në Mat kandidon Adelina Farici, në Klos kandidon Valbona Kola, në Tropojë Rexhë Biberaj dhe në Has kandidon Adem Lala”, bëri me dije Cani.

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët e Qarkut të Shkodrës, deputetja Mimoza Hafizi, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bashkitë e këtij Qarku. Përveç Keti Bazhdarit, kandidaturë që tashmë ka marrë edhe miratimin nga aleatët e PS-së për Bashkinë e Shkodrës, emrat që po diskutohen janë: Gjokë Lleshi për Bashkinë e Vaut të Dejës, Fran Tuci për Bashkinë e Fushë Arrëzit, Rustem Struga për Bashkinë e Pukës dhe Tonin Marinaj për atë të Malësisë së Madhe.

SHKARKO APP