PS zyrtarizon emrat e Kokedhimes; Lelin në Vlorë, Goron në Himarë dhe Kokën në Sarandë

 

Partia Socialiste zyrtarizoi Dritan Lelin si kandidat për Bashkinë e Vlorës. Një përzgjedhje që vjen pas një gare të heshtur brenda radhëve të PS mes mjekut dhe prefektes së Vlorës, Etjona Hoxha. Një kandidaturë kjo që mësohet se ka patur mbështetjen e fuqishme të deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima.

Deputeti Kokëdhima duket se arriti të vendosë kandidatin e tij edhe në Sarandë. Për bashkinë e skajit jugor PS do të kandidojë Floriana Kokën. Emri i saj është lakuar këto ditë në gazetën “Shekulli” të deputetit Kokëdhima si njeriu i duhur për bashkinë e Sarandës.  

Partia Socialiste zyrtarizoi edhe kandidatët për bashkitë e qarkut të Gjirokastrës.

Në Përmet do të rikandidojë Gilberto Jaçen, kandidatura e të cilit u kundërshtua nga deputeti i qarkut, Vladimir Kosta, që njoftoi largimin nga grupi i PS duke argumentua se ai e kishte denoncuar Jaçen në KLSH për abuzime me fondet. Kosta duket se u tërhoq nga ky vendim pas një telefonate me kryeministrin Rama.

Në Libohovë PS do të kandidojë Luiza Mandin, në Tepelenë garon Tërmet Peçi, në Memaliaj në garë do të jetë Durim Roshin dhe në Këlcyrë, Klement Donin.

SHKARKO APP