Projektohet kryeministri i qeverisë teknike për zgjedhje nga PS
Sherri PS-LSI ose më saktë Rama-Meta ka plasur keq, sepse PS nuk pranon në asnjë mënyrë të marrë në konsideratë draftin e ministrisë së drejtësisë ku ministër është Ylli Manjani i LSI. As të PD-së nuk e pranon zyra e Ramës. Por pa PD dhe LSI nuk bëhen votat për ta kaluar reformën e drejtësisë në sallën e parlamentit. Ndaj Edi Rama do t’i drejtohet Presidentit për ta çuar në referenderum popullor draftin ose më saktë draftet. Por nëse nuk e kalon në parlament dhe i drejtohet popullit ka mundësi që të manipulojë bukur me argumentin se PD e LSI nuk e duan reformën ndaj po u drejtohem Ju o popull. Slogan prekës! Ndaj mundet që LSI largohet nga qeveria në momentin që Edi Rama përfundimisht vendos të mos e shqyrtojë dhe miratojë draftin e ministrit Manjani (pra të LSI). Natyrisht që bie qeveria me këtë veprim të Metës. Por kreu i LSI me këtë skemë largon nga qendra e vëmendjes akuzat që rihapen këto ditë kundërshtarët e tij politikë ,e sidomos nga e majta, që janë të lidhur me kupolën e PS-së. Pra shkon në zgjedhje pas largimit nga qeveria të ministrave të tij. PD e ka kërkuar me kohë vajtjen në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama do të mundohet të gjejë bishta votash nga partitë e vogla, por në të gjitha rastet nuk arrin ,sepse LSI, PD dhe një pjesë e PDIU me partitë e tjera në parlament kërkojnë mocion mosbesimi duke paraqitur edhe emrin e kryeministrit të ri në sallën e parlamentit. Kështu e ka Kushtetuta. Eshte projektuar edhe emri i nje deputeti socialist antiRama për kryeministër. Çajnë edhe PS-në me këtë rast, sipas tyre.
Qeveri me mandat të përcaktuar për të kaluar në referendum draftet e partive politike si dhe zgjedhje politike në një ditë. Zgjedhjet i drejton qeveria teknike dhe pastaj varet se cilen parti voton si të parë, populli.Por në të gjitha rastet PS-ja po shkoj në zgjedhje nuk i fiton aq deputetë sa kishte në qershor 2013, në mos shumë me pak se sa atëhere. Edhe nëse del parti e parë nuk bën dot qeverinë që do të thotë se PD, LSI, PDIU, PR, LZHK, PBDNJ, PDK do të bëjne qeverinë e re.
Kjo skemë ndodh nëse Rama nuk pranon fare për draftin e LSI dhe për konsensus siç flet Meta, edhe me PD-në. Por nëse tërhiqet dhe pranon konsensus, edhe me PD-në, atëhere ai shpëton karriken e tij, porse kredibiliteti politik i merr rrënim total, sepse nuk e bëri që në fillim anën konsensuale. Jo pse e bëri konsensus, pasi njërëzit e duan marrëveshjen mes tre partive kryesore, natyrisht pas një debati publik, por pse nuk u tregua vizionar e bashkëpunues.
Por Kryeministri dukej, deri dje, shumë kokëfortë për të mos e shqyrtuar fare draftin e ministrisë së drejtësisë.