Pse drekuan të dielën kryeministri, kryebashkiaku Dako dhe biznesmeni libanez?

Të dielën drekuan në kushte sigurie të madhe në lokalin e Bllokut qeveritar te vilat qeveritare në Durrës; kryeministri Rama, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe një biznesmen libanez. Ndonëse Garda e Republikës kontrollonte gjithçka, përsëri “Koha Jone” kapi foto nga makinat e treshes në fjalë, të cilat ishin parkuar para restorantit të Gëzimit të Kashtës.

Burime të rezervuara tregojnë për “Koha Jone” se kryeministri ishte i shqetsuar gjatë drekës dhe replikonte me Vangjush Dakon, para mbërritjes se një biznesmeni libanez që vepron, edhe punon, në Shqipëri.

-Po ç’të bëj unë, ty Gjushi, nëse të ndalojnë?- drejtohej kryeministri Rama, ndërkohë që Vangjush Dako aq që “e rruante” fare për merakun e shefit të tij. Gjushi hante karkaleca dhe i drejtohej shefit të tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Ha shef se të bëjnë mirë për…!- insistonte Vangjush Dako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mbërriti biznesmeni libanez me një çantë të zezë e të fryrë, nuk kishte më debat. Gjushi nuk ia ndante sytë çantës, e cila me sa duket kishte projekte për investime.

-Ha dhe mos shiko çantën e tjetrit!- i foli rreptë Dakos, kryeministri, pasi u ndje keq nga vështrimi i libanezit.

-Nuk e kam aty ku të shkon mendja, të lutem!- iu lut kryebashkiaku durrsak- Kam hallin se mos ia merr kush çantën dhe na fiku Zoti.

Spiten Prulli

Foto nga vendi i drekës ditën e dielë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?