Pse është zhdukur Berisha nga TV e mëdha?

Të martën në mbrëmje, si gjithnjë kur shfaqet në ekrane, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta për armatosjen, për Shullazin, për Arben Frrokun etj. në emisionin Studio e hapur të Eni Vasilit. Por pavarësisht nga audienca e lartë që ai pati edhe mbrëmë pavarësisht gjysëmfinales së ligës së kampioneve (Berisha ka veçorinë që e shohin njësoj edhe ata që e dashurojnë edhe ata që e urrejnë), një fakt bën përshtypje: prej kohësh ish kryeministri nuk shfaqet më në emisionet kryesore të televizioneve më të mëdha në vend. Ndërsa kur ishte në krye të qeverisë ai ishte i kudondodhur në Klan, doli dy herë në Top Story, po ashtu dhe dhe në Vizion Plus, tani, që pas zgjedhjeve, ai është bërë klient i televizioneve lokale, të cilave i jep nga audienca e tij, por humbet nga audienca e tyre ( lapsi).

Nuk kane me interesa pronaret e televizioneve per Berishen se nuk ka gje ne dore?! Apo Rama jep urdhera te mos duket ish-kryeministri ne ekranet e medha?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?