Pse hesht Prokuroria për skandalin ku është përfshirë deputeti Frroku?
Prokuroria e Përgjithshme zyrtarisht nuk pranon të flasë për përplasjen e deputetit Mark Frroku me punonjësit e policisë mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014 në Kamëz, ku policia po tentonte të ndalonte të dyshuarin Bardhok Planaj, që ndodhej në makinën e deputetit.Jo zyrtarisht, burimet thonë se nëse do të bëhej komunikimi me prokurorin e çështjes pranë Prokurorisë për Krime të Rënda nga efektivët e terrenit, ajo do të shënohej ne procesverbalin që ABC News ka publikuar.
Burimet thonë se prokuroria është vënë në dijeni për ngjarjen me shkrim disa ditë më pas, ndërsa verbalisht i është komunikuar që ditën e neserme të ngjarjes.
Sipas akuzës, hetimet vazhdojnë për ngjarjen në fjalë, për të cilën paraditen e së martës pranë prokurorisë ka ardhur edhe zv/drejtori i përgjithshëm Haki Çako, njëherazi personi që sipas sistemit TIMS duhet të njoftohet nëse konstatohet në pikat e kalimit kufitar, personi në fjalë./Abc
KOHA JONË SONDAZH

