Pse hoqën dorë nga kaosi në Kuvend? Bardhi flet për dialogun me PS: Ra shkaku, nuk e quajmë fitore

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi i ftuar sonte në ”Open”, tha se protestat në Parlament përfundojnë kjo pasi shkaku për të cilën nisën tanimë ka rënë.

”Ne kemi shpallur një motiv për të cilin kemi hyrë në këtë aksion. Sigurisht, Kuvendi ka deputetë me vota të vjedhura, ky është një diskutim tjetër. Ne kemi marrë një vendim për të mos lejuar normalitet në Kuvend bazuar në një vendim të mazhorancës për ato tre çështje që përmenda sa kohë na u rrëzua Komisioni i Shëndetësisë dhe TIMS-t dhe nuk na lejohet të përfaqësohemi në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

E kam bërë të qartë edhe në përgjigje të apelit ndërkombëtar, që nxiste dialogun politik, që po jam i gatshëm të ulem për të dialoguar në institucione. Ne po heqim dorë nga protesta në Parlament, sepse shkaku po bie. Pra janë 3 vendime të 12 tetorit. Nuk e quaj as fitore dhe as humbje”, tha Bardhi.

SHKARKO APP