Pse iku Rama nga PD? Berisha tregon version ndryshe: E përzuri Gramoz Pashko nga mbledhja

Sali Berisha, ndryshe nga sa pohoi Edi Rama të martën në “Top Story”, tha se nuk iku Rama nga Partia Demokratike në fillimet e krijimit, por Ramën e përzunë. Berisha tha se në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramoz Pashko, një ndër themeluesit e PD-së ishte ai që përzu Ramën nga mbledhja asokohe.

“E vërteta është tjetër. Në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramoz Pashko e përzuri, i kërkoi të largohej nga mbledhja. E pyeti kush të solli sepse nuk kishte qenë gjatë tre ditëve të para. Erdhi tha, më sollën ose më kërkuan.

Kush të solli, kush të tha të vish, iu tha-deklaroi Berisha.

SHKARKO APP