Pse LSI ka marrë bashkitë me pasuri nëntokësore
Portali lapsi.al i Shkullak-Bushatit ka bere nje gjetje interesante. Ja se ç'thone:
Duke i hedhur një sy listës së bashkive që koalicioni i majtë garon me emra të propozuar nga LSI disa vëzhgues të kujdesshëm kanë vënë re se aty gjenden zonat më të pasur me minerale nëntokësore. Nuk ka si të mos bjerë në sy Bulqiza, një prej bashkive më të lakmuara për shkak të administrimit të kontratave qindra-milionëshe të kompanive të kromit. Është i njohur tashmë edhe roli i pushtetarëve vendorë në këtë zonë të njohur minerare. Një tjetër bashki me pasuri nëntokësore është Kukësi që ka tashmë në territorin e saj minierën e Kalimashit. Pak kohë më parë në këtë minierë u zhvillua një protestë dhe përfaqësues të opozitës akuzuan zyrtarë të LSI-së të përfshirë në këtë çështje. Për të zbritur më në jug vihet re se LSI garon në Pogradec dhe Përrenjas ku gjithashtu ekzistojnë miniera. Nuk mbetet me kaq pasi LSI ka kandidatët e saj edhe në bashki me rezerva nafte si Kuçova apo dhe Selenica. Përse të gjitha këto zona të pasura minerare janë vënë në dorë të LSI? Një tjetër nyjë e rëndësishme e këtij zinxhiri është edhe fakti që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore që menaxhon këto pasuri është sërish në dorë të LSI. Drejtor i saj është Dael Dervishi, i ardhur në këtë detyrë nga partia e Metës.
Dhe duket interesante se pse LSI i do keto me shume para !