Pse marrëveshja për vaksinën mban firmën e ministrit të Rindërtimit? Spahiu: Dy janë arsyet, pasi do paguhet me paratë…

Sot kryeministri Edi Rama, bëri me dije pse nuk e tregon se nga cili vend erdhën vaksinat e para anti-covid, ku tha se ka të bëjë me një marrëveshje tregtare.

Drejtuesi politik i LSI-së për Tiranën, ish-deputet Përparim Saphiu ka publikuar disa dokumente, ku thuhet se në vend të firmës së ministres së Financave, ka firmosur ministri i Rindërtimit të tërmetit që për Spahiun nuk ka logjikë. Pse ndodh kjo lojë?

”Dy janë arsyet: ose janë tjetërsuar fondet e Rindërtimit të tërmetit ose vaksina po paguhet me para jo të buxhetit. Me paratë e kujt? Transparenca dhe mungesa e saj janë pika të errëta të kësaj qeverie. Më 25 prill nisim punën për rikthimin e një shteti që punon për qytetarin dhe jo për xhepin. I japim fund shtetit privat”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Quiz pa përgjigje. A e di ndokush përgjigjen e pyetjes se pse marrëveshja tregtare për vaksinën ndaj Covid-19 duhet të firmoset nga ministri i Rindërtimit të tërmetit?

Në dokumentin e marrëveshjes me Pfizer, krahas firmës së kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë, duhet të ishte firma e ministres së Financave. Por, kjo firmë mungon.

Duke qenë se kontrata e vaksinës do paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, e para ajo s’duhet të ishte sekrete dhe e dyta, ajo duhej të përmbante “lejen” e ministrisë së Financave.

Dy janë arsyet: ose janë tjetërsuar fondet e Rindërtimit të tërmetit ose vaksina po paguhet me para jo të buxhetit. Me paratë e kujt? Transparenca dhe mungesa e saj janë pika të errëta të kësaj qeverie. Më 25 prill nisim punën për rikthimin e një shteti që punon për qytetarin dhe jo për xhepin. I japim fund shtetit privat!

SHKARKO APP