Pse mungoi në ”Foltoren” e Shkodrës? Topalli: Berisha ndihmë s’ka kërkuar as në ’97-ën

”Foltorja për një PD më të fortë”, po lëviz në çdo cep të Shqipërisë. Në takimin që Sali Berisha pati me demokratët në Shkodër, shumëkush pyeti për mungesën e ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit, e cila që në fillim doli kundër Lulzim Bashës.

Për ”A2cnn”, ajo thotë se Berisha nuk kërkon ndihmë nga askush, madje për të nuk e ka bërë as në vitin 1997. Po ashtu ajo ka treguar se Berisha ka kërkuar ndjesë për këtë situatë ku ndodhet PD-ja.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?