Pse ngjit te njerëzit metoda e Ervin Hoxhës

Tashmë kemi hyrë në fushtën elektorale. Të dyja palët janë në sulm për vota. PS-ja për mandatin e katërt, por dhe Berisha për mandatin e katërt. Të mos harrojmë se ka qenë  president i plotfuqishëm, dikur, me shumë se kryeministër. Pyesni Aleksandër Meksin se çka qenë Presidenti Berisha!

Ndërkohë PS-ja ka përzgjedhur emra të rinjë, pasionantë, profesionistë dhe mbi të gjitha të thjeshtë e njerëzor, sidomos në kryeqytet.

Edi Rama ka në qarkun e Tiranës, tre ikona të PS-së; Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën dhe Erion Braçen. Tirana ka 37 deputetë, ndaj beteja mbetet epokale këtu. Fatmirsisht qarku ka dhe një drejtues policie me eksperiencë, i cili njeh ligjin dhe nuk don t’ia dijë për shkelësit, kushdqoftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas kësaj përzgjedhje Edi Rama ka futur ministrat që kanë dashuri për punën dhe që janë akoma në fillimet e tyre politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spikat Ervin Hoxha, i qetë, ecën jo si ministër mes qytetarëve, por si një prej tyre. Njerëzit e zonës ku ai është caktuar si drejtues politik apo që drejton fushatën në njësinë nr.1, flasin me simpati për të. Si një idealist lufton për forcën e tij politike, krahas punës si ministër i brendshëm, që duhet pranuar nga sot ai ka barrën me të madhe për zgjedhjet, përveç kryeministrit dhe kryetarit të KQZ. Qytetarët e respektojnë jo vetëm si një ndër emrat e rinjë në PS që po bën karrierë, por për cilësitë e tij, i thjeshtë, njerëzor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?