“Pse nuk hetohet Berisha për 21 Janarin?”
Nga Erjon Braçe*
21 janari 2011 është: pushkatim pa gjyq ne mes te bulevardit, i pari qe prej fashizmit;
Krim shteteror pa ndeshkim! Ka nje pergjegjes te drejtperdrejte, Sali Berishen!
Sali Berisha ka marre publikisht pergjegjesine per vrasjet!! Nuk eshte hetuar kurre!!
Ka genjyer per kater pushkatimet si kerkush tjeter. Sali Berisha eshte politikani qe ka folur me shume se kushdo tjeter ne media ne keto 5 vitet e fundit, deri dje, te marten e fundit para 21 Janarit; Kerkush-edhe dje nuk e ka pyetur drejtperdrejt nese i qendron “deshmise” se tij per 21 Janarin.
Kurre ne Parlament nuk ka ndodhur qe 21 Janari te bjere ne nje dite seance dhe, kurre nuk e ka pyetur kush nese i qendron apo jo “deshmise” se tij.
Ne prokurori apo gjykate, jo e jo.
Ndaj dua ta pyes nje me nje, se pari, per kete deklarate (1):
“…theksoj se te dhenat paraprake flasin se secili prej tyre (te vraret) eshte qelluar nga afer me arme pistoleta te lehta, te cilat nuk gjenden ne armatimin e Policise se Shtetit dhe as te Gardes se Republikes…”
“…kjo do te faktohet shume thjeshte, sepse ne te gjitha rastet plumbi nxirret, ka qene aq i dobet sa nuk ka pershkuar dot shtresat. Madje thuhet, por ti shohim, se jane me silenciator. Keto jane te dhenat e deri tanishme qe akuzojne direkt skenaristet…”
“…edhe nje here, plumbat jane ne vend dhe eshte shume e thjeshte te gjendet, pasi armet jane te rregjistruara te gjitha”.
A i qendron Sali Berisha ketyre deklaratave apo jo? Ai kish qendruar gjithe kohen, madje dhe gjate pushkatimit te kater protestuesve, ne zyren e tij; e dinte fare mire kush i kishte vrare.
Perse Sali Berisha akuzoi opoziten per pushkatimet? Kur asnje nga prokuroret se pyet, pyetja publikisht do ti behet!!
*Komenti i autorit në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

