Pse nuk ia bënë vaksinën Bashkim Finos, kur dihej se kishte sëmundje kronike të rrezikshme?!

Ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pas betejës së humbur me COVID-19. Pas vdekjes së tij, shumë homazhe u bënë nga forcat politike, si majtas e djathtas.

Në studion e “Real Story-t”, vdekja e tij u rikthye sërish në kryefjalë, por këtë herë, duke u ngritur pyetja se përse nuk u vaksinua ish-deputeti socialist. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli ekspertësh të ftuar në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.

Fillimisht thanë ata do të vaksinoheshin mjekët, personat mbi 85-vjeç, e tani ata mbi 75, për të vijuar më pas, me personat mbi 65-vjeç, por edhe të sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skkënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.

Por kur dihej se kishte sëmundje kronike të rrezikshme pyetja bëhet se pse nuk u lejua Bashkim Fino të bënte vaksinën? Dhe të tjerë që janë me semundje pranë vdekjes që të shpëtoheshin.

Natyrisht që ka një kriter profesioni dhe moshe, por edhe kriteri për ata që janë më afër vdekjes nëse nuk bëjnë vaksinën, nuk është njerëzor ky vendim qeverie.

Nëse Bashkim Fino do kishte bërë vaksinën që në janar, sot ai do ishte mes nesh.

H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?