Pse nuk u pa një shtator i ”nxehtë” me protesta? Besnik Mustafaj: PD pret momentin e duhur
Shtatori sipas Partisë Demokratike, do të ishte i ”nxehtë” me protesta kundër qeverisë ”Rama 3”, por muaji po mbyllet pa aksionin e premtuar. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se vetë opozita ka qenë në proces strukturimi dhe se shumë shpejt do të fillojnë protestat.
Pyetje: Pse po vonojnë protestat e opozitës sipas jush?
Mustafaj: Fryma e protestave ekziston. Unë besoj se PD-ja po sheh mënyrën dhe momentin më të përshtatshëm për të hyrë në një etapë të re të të bërit opozitë. Sapo ka nisur sesioni parlamentar. Berisha ka mbajtur tempin e denoncimeve. PL-ja e Metës ka qenë në periudhën e riorganizimit për tu shfaqur si strukturë politike.