Pse nuk u parandalua nga Policia dhunimi i avokatit? Ministri Balla: Nuk kishte sinjalizime

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, thotë se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesit mbetet e rëndë, ndërkohë që po merr trajtim mjekësor. Ministri i ftuar në ”Opinion”, vlerësoi punën e Policisë, ndërsa shtoi se ngjarja nuk u parandalua pasi nuk kishte asnjë sinjalizim për konfliktin.

“Shpresoj që Mëngjesi ta kalojë këtë moment të vështirë. Kam komunikuar me doktorët që po e trajtojnë. Deri të hënën mendojë se mund të jetë në rrezik për jetën, nëse kalon e hëna shërohet. Bëhet fjalë për një konflikt disa mujor. Kam dhe të drejtën që është një ngjarje e rëndë, por brenda disa orëve Policia e Shtetit arriti të arrestojë autorin kryesor dhe porositësin.

Një ngjarje e tillë është e vështirë ta parandalosh nëse nuk ke sinjalizime paraprake. Qytetarët konflikte të tilla duhet t’i sinjalizojnë në kohë pranë komisariateve. Falë sinjalizimeve kemi arritur të parandalojmë 71 ngjarje të rënda. Në këtë ngjarje personi kryesor që ka goditur dhe porositësi janë arrestuar.

Unë mund të them që kam patur një komunikim me drejtuesit të policisë dhe kam bërë të qartë se e djeshmja ka qenë një test i rëndësishëm për Policinë e Tiranës. Më vjen mirë që qytetarët kanë kuptuar dhe personat me rekorde kriminale, që kur del në rrugë RENEA zgjedhin të dorëzohen”,-tha Balla.

SHKARKO APP