Po goditen të gjithë, por jo Rama?! Dumani-Alibeajt: S’plotësojmë orekset mediatike! Duhen prova që të nisin hetime
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani gjatë prezencës së gjatë në Komisionin e Ligjeve, iu përgjigj pyetjeve të deputetit të PD-së Enkeljed Alibeaj. Pyetjes se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës, ai tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet.
Alibeaj: Ka të goditur nga opozita, por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë, ka të proceduar, nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit. Besoj se shpejtësia në procedimet penale duhet të jetë e tillë që të vendosë po të krijojë dhe të japë sinjale besimi të publiku se askush pavarësisht postit që mban është mbi ligjin. Jeni viktimë e suksesit tuaj!
Dumani: S’mund të plotësojmë orekset mediatike, ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndësi ka emri, por prova ka rëndësi. Edhe ju jeni jurist dhe prova prevalon mbi çdo gjë, këtë po demonstrojmë, po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol.