Pse SPAK nuk e heton Berishën? Spahiu: Nuk i lejon Edi Rama, e ka frikë fizikisht Saliun dhe militantët e tij!
Kreshnik Spahiu thotë se SPAK-u nuk e ka hetuar kreun e PD-së Sali Berisha, pasi nuk e lejon kryeministri Edi Rama. Për ”Euronews Albania”, juristi thekson se Rama ka frikë nga Berisha fizikisht, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë nuk do që të hapet precedenti i arrestimit të kryeministrave apo presidentëve.
“SPAK nuk e ka hetuar Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama. Berisha pretendon që drejtësia kontrollohet nga Sorosi dhe Rama. Unë jam dakord, por nëse Rama dhe Sorosi kontrollon drejtësinë pse nuk e arrestojnë Sali Berishën?
Unë mendoj se Rama e ka shumë frikë Sali Berishën fizikisht, ka frikë nga hakmarrja e Berishës apo e mbështetësve të tij. Rama ndihet i kërcënuar nga kjo, jo sot, po mbase në të ardhmen.
Rama nuk dëshiron të hapet precedenti i arrestimit të kryeministrave dhe presidentëve. Nëse do të arrestohet Berisha dhe Meta, kjo mund të bëjë që kur Ramës t’i bjerë fuqia dhe mos të jetë në pushtet, të jetë shumë më i lehtë precedimi penal”.- theksoi juristi i njohur.