Pse u refuzua lirimi i Saimir Tahirit? Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Nuk ka asnjë arsye të dalë nga burgu!
Ish-ministri i brendshëm ndodhet në burg. Ai ka kërkuar disa herë pezullimin e dënimit me burg, dënim që tashmë prej disa kohësh po e vuan në burgun e Lushnjes. Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyetimin e vendimit, përmes të cilit rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm.
Tahiri iu drejtua kësaj gjykate në prill të këtij viti, gati 2 muaj pasi qëndronte në burg në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj të dhënë nga Apeli i Posaçëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë, të siguruar nga A2 CNN, Kolegji Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici e Sandër Simoni arsyetonin se Tahiri nuk kishte paraqitur asnjë dokumentacion për të provuar pretendimet e tij.
“Në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë asnjë indicie që kërkuesi të mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier dhe nuk ka po ashtu asnjë indicie që vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të dënuarit Saimir Tahiri, mund të pasjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarin, si dhe për familjen e tij”.
Po ashtu Kolegji Penal vlerëson se nuk mjafton veç evidentimi i problematikave, apo i mundësive hipotetike për pasojat që mund të ketë Tahiri apo familjarët, por që është e domosdoshme që rreziku të jetë real dhe i bazuar.
Pra e lanë në burg ish-ministrin.