Pse u shkarkua Gledis Nano? Rama: U rikthyen parcelat me kanabis. Legjenda urbane lajmet për Martinajn

Për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama tha në emisionin ”Opinion” se ai i kishte konfirmuar dorëheqjen, ndërsa tha se largimi erdhi për shkak të rezultateve të ulta të punë së Policisë së Shtetit.

Pse u largua Gledis Nano?

Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. Ai ma konfirmoi mua dorëheqjen, sepse i është kërkuar dorëheqja sepse situata e muajve të fundit ishte kritike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshimin e lidershipit të policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nano ka patur informacion për Ervis Martinajn?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është e vërtetë.

Ka patur zëra që Nano ka raportuar në ambasada të huaja për lidhjen e krimit me politikën.

Legjenda urbane. Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?