Pse Yuri Kim ka shumë klikime?
Pse Yuri Kim ka shumë klikime?
Nga Daniel Muçaku-
Në rrjetet sociale nga politikanët dhe zyrtarët e lartë shqiptarë, duke futur dhe gjithë ambasadat e huaja në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim bie në sy nga të gjithë. Nëse vëren me kujdes kur fut shkrime ne facebook, youtube, Instagram, tik-tok,etj ambasadorja Yuri Kim merr shumë klikime.
Por përveç se ajo është ambasadore amerikane, pasi konceptohet Amerika, një rol të madh ka edhe protoganizmi i saj në jetën e përditshme shqiptare. Në shumicën dërmuese komentet që ndjekin shkrimet për ambasadoren, e cila kryen vizita apo takime të ndryshme gjatë ditës, janë pozitive. Natyrisht si kudo, në një botë digjitale, ka edhe komente negative, por ajo mbetet lajm sa herë del. Edhe kur shkon në vizitë për fundjave dhe ajo poston foto, klikimet vlojnë sapo shikojnë emrin Yuri Kim.
Për të qenë korrekt në krye të klikimeve online mbeten Edi Rama dhe Sali Berisha, por ata kanë mijëra fansa apo zyrtarë pas vetes. Te kryeministri janë edhe dhjetra mijë punonjës administrate që e kanë për detyrë nga shefat e tyre të bejnë like apo share për kryeministrin. Apo kur del Sali Berisha kërcasin like dhe sharjet, por ama mbetet lajm dhe i klikuar.
Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka as militantë, as administratë pas vetes. Ajo thjesht ka emrin e saj dhe të shtetit që përfaqëson.
Nëse shikon online një lajm që del nga ambasada amerikane apo nga rrjetet sociale ku përmendet emri Yuri Kim, moria e shares është e pandalshme.
Kjo vjen se njerëzit me sa duket janë mërzitur me këtë klasë politike dhe nga sherret në opozitë, qytetarët duan ndryshim, duan ndëshkim të zyrtarëve publikë kur shkelin ligjet. Dhe këtu në Shqipëri ligjet shkelin hapur e përditë.
Me sa duket tek ambasadorja amerikane Yuri Kim, ata kanë garancinë e një lufte ndaj korrupsionit dhe mafies, kundër se keqes dhe ndaj e klikojnë.
Por Yuri Kim duke qenë edhe një ambasadore që e njeh mirë tashmë natyrën shqiptare lëviz e del në mes njerëzve sepse e di pëlqimin amerikan të shqiptarëve, sikurse edhe vetë ambasadores i pëlqen të takojë njerëz.
Rrjetet sociale janë kudo si një botë e re informative, ku merr çdo gjë në sekonda, pa pritur në darkë televizione tradicionale që japin lajmet e tyre të cunguara nga censura e pronarëve mediatike të cilë kanë interesa të mëdha me pushtetin për leje ndertimi, tenderime, etj.
Kjo e bën median tradicionale të televizionit dhe gazetave një botë në dekadencë dhe në mjerim, natyrisht në Shqipëri.
Rrjetet sociale janë të shumta sot, por duke qenë prioritar facebook-u që bën ligjin sepse mbetet më i përdoruri nga masat e gjera popullore, aty Yuri Kim mbetet kampione në klikime.
Ambasadorja ndonëse përdor Twiter, një rrjet me serioiz dhe me seleksionues i njerezve që shkruajnë, përseri ajo e di fuqinë populiste të rrjeteve të tjera sociale.
Analistët të shprehur për këtë popullaritet të ambasadores amerikane e lidhin me emrin e shtetit të saj, por sidomos të emrit personal të Yuri Kim.
Dhe ambasadorja e përdor mirë emrin e saj, natyrisht fuqinë që zotëron kur je ambasadore e SHBA në Tiranë!