Publikimi i emrave të pacientëve me COVID-19. Vasili: Rama të ndiqet penalisht
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për publikimin e emrave të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
“Edi Rama të ndiqet menjëherë penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina si të prekur me COVID-19! Ruajtja e privatësisë së pacientit dhe mospublikimi i sëmundjes se çdo lloji është ligj absolut. Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin”,- shprehet Vasili në një reagim në Facebook.
Nënkryetari i LSI-së shton se prokuroria duhet të nis hetimet pasi kemi të bëjmë me shkelje flagrante të ligjeve nga ana e kreut të qeverisë.
“Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Ramës është gjeja më pakët për të, shto këtu edhe shpërdorimin flagrant të detyrës përmes keqpërdorimit të të dhënave shtetërore. Prokurori zgjohu se po mbulohesh me turp! Qytetaret janë të gjithë të barabartë përpara ligjit”,- deklaron Petrit Vasili.