Publikimi i rrogave, Bushati: Kemi trekëndësh kriminal “qeveri-SPAK-ambasadorë”
Një tjetër skandal që cënon sigurinë kombëtare ka shpërthyer në vend. Andi Bushati ka komentuar rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, ku janë ekspozuar në mënyrë kriminale pagat dhe vendet e punës për mbi 600 mijë vetë. Për të kjo tregon se shteti ka rënë dhe se të dhënat janë përdorur për zgjedhjet e 25 prillit.
“Shteti i Edi Ramës me brekë nëpër këmbë. Në provën e parë ndodhin gjëra të tilla që nuk kanë ndodhur as kur ka rënë komunizmi dhe as në 97′. Nuk kemi patur derdhje të dhënash të tilla. Kjo është një rrjedhje të dhënash me frymëzim politik.
Nuk është një aksident, është krim i paramenduar që fillon në janar kur u mblodhën dhe të dhënat për patronazhistët për ta kthyer qyetatarin shqiptar si mish për top, që Rama të mbante pushtetin. Me këto të dhëna njerëzit janë joshur dhe kërcënuar.
Problemi nuk është më te Edi Rama. Ne kemi një arradhë të korruptuar. A do të dilnin pagat tona nëse SPAK do të ndërhynte në kohë? Nëse do të penalizonte AKSH-in kur dolën të dhënat e PS? Kur Rama kontrollon SPAK, do të dalin këto dhe të tjera.
Po të mos ishin Soreca dhe Yuri Kim, që e shohin me sytë e tyre që patronazhistët nuk hetohen dhe thonë që këta të SPAK-ut janë heronjtë e fëmijëve tuaj, këtu kemi një trekëndësh kriminal, qeveri, SPAK, ambasadorë, të cilët për të mbajtur Ramën në pushtet janë të angazhuar për të përdhosur çdo qytetar shqiptar.
Nesër në çdo qendër pune njerëzit i ke në konflikt, pse ti merr kaq dhe aq. Nesër, bizneset i ke në konflikt, sepse i dinë pagat e konkurentit, dhe shkojnë e joshin punonjësit. Nesër kriminelët i ke në punë, sepse i dinë pagat.
Ne kemi një karabush, që na hiqet si lider global, por është vetëm një hajdut lokal. Banditët e kshin këtë listë, qytetarët nuk e kishin. Tani qytetari e di që është i kërcënuar nga banditi. Është përdorur nga banditët e PS për të marrë vota”, tha ndër të tjera Bushati në ”Euronews Albania”.