Puna kundër korrupsionit, Mazniku: Bashkitë të organizojnë komunitetet për t’i bërë më aktive, të krijohet një klimë besimi

Arbjan Manziku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, thotë se korrupsioni, e cila është një pikë që BE kërkon të luftohet, thotë se duhet goditur përmes ndëshkimit dhe duhet lufuar përmes ndërgjegjësimit dhe inovacionit të sistemeve. Ndaj ai kërkon që bashkitë duhet t’i organizojnë komunitetet për t’i bërë ato më aktive duke krijuar një klimë besimi mes njerëzve të atij territori.

Postimi i plotë

Korrupsioni duhet goditur përmes ndëshkimit dhe duhet lufuar përmes ndërgjegjësimit dhe inovacionit të sistemeve, por njësoj e rëdëishme është edhe të mposhtësh perceptimin e korrupsionit që përcakton në shumë raste opinionin publik mbi punonjësit e shtetit.

Shoqëria dhe ekonomia nuk funksionojnë nëse njerëzit nuk kanë mirëbesim se njerëzit e bëjnë punën e tyre me ndershmëri. Ky besim është i vështirë për t’u ndërtuar dhe mundësia më e mirë për ta bërë këtë është atje ku njerëzit kanë kontakt direkt me zyrtarët e shtetit, që është në nivel vendor.

Prandaj bashkitë tona duhet t’i organizojnë komunitetet për t’i bërë ato më aktive duke krijuar një klimë besimi mes njerëzve të atij territori. Një pikë tjetër e rëndësishme për luftën ndaj korrupsionit është edhe përfshirja e komuniteteve në vendmmarrje.

SHKARKO APP