PUNA ME DORË E GJYSHEVE DHE NËNAVE SHQIPTARE, PROMOVOHET SI MARKË SHQIPTARE NË NEW YORK

Nga Sokol Paja (New York)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Regjizorja shqiptare Arta Kallaba ka ndërmarrë në New York një nismë promovimi dhe shitjesh të veshjeve, stileve e traditës së vjetër shqiptare nga të gjitha viset dhe trevat e kombit tonë. Puna me dorë e bërë nga gjyshet dhe nënat shqiptare e trashëguar ndër vite si stil, mjeshtri, traditë dhe pasuri etnografike do të sillet si tendencë e veshjeve moderne. Promovimi i punës së dorës së bërë nga gjyshet dhe nënat shqiptare apo “Handmade” është një mundësi e shkëlqyer promovimi talentesh në punimet me dorë, si një mundësi punësimi për gratë dhe vajzat në trevat shqiptare, si një mundësi e ruajtjes së trashëgëmisë etnografike shqiptare, veshjeve, stilit, tendencave, traditës dhe mbi të gjitha veshjes origjinale të vjetër shqiptare.
Një përqindje e fitimeve do të shkojnë për bamirësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?