Punëtorët në grevë urie, Mehmetaj: Ku është sot qeveria “Rama”?

Punëtorë e nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit në grevë urie

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për grevën e urisë së punonjësve të të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit. Punëtorët kërkojnë pagat nga qeveria dhe sot kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, pa marrë asnjë përgjigje nga shteti.

Mehmetaj ka sjellë në vëmendje premtimet e Edi Ramës kur erdhi në pushtet dhe deklaronte se naftëtarët dhe gjithë punonjësit e sektorit shtetëror do të kenë paga dhe kushte më të mira.

“Kur Edi Rama kërkonte votat në 2013-ën u premtoi naftëtarëve paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Ndërkohë, naftëtarët kanë 27 muaj pa marrë pagat, personeli është shkurtuar dhe banorët që jetojnë mbi tokën naftëmbajtëse jetojnë në varfëri, pa infrastrukturë e pa kushte. Ku është sot qeveria dhe Edi Rama? Pse nuk veprojnë? Askush nuk po interesohet as për jetën e këtyre naftëtarëve që prej dy ditësh janë në grevë urie edhe pse protestat e tyre kanë zgjatur për më shumë se një vit”,- shkruan Mehmetaj në një postim në Facebook.

SHKARKO APP