Punonjësit e zonave të mbrojtura nisin të tërheqin shpërblimin, Rama: Zeron inflacionin e luftës

Nga Pakoja e Madhe përfitojnë punonjësit e zonave të mbrojtura. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel një video në lidhje me këtë kategori përfituesish nga Pakoja e Madhe.

Kreu i qeverisë thotë se këta punonjës do të marrin 20 mijë lekë duke u ardhur në ndihmë gjatë krizës në këtë dimër të vështirë.

“Një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare, të cilët e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër të vështirë për mbarë Europën”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?