Pushimet mbaruan, të hënën mblidhet Konferenca e Kryetarëve për kalendarin e punës së Kuvendit. Pikë kryesore puna e mjekëve

Pas pushimeve verore, të hënën në orën 11.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të përcaktojë kalendarin e punës së parlamentit në 3 javët e ardhshme.

Në këtë kalendar bie në sy se projekt-ligji më i rëndësishëm është ai që synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit mjekësor duke rregulluar marrëdhënien e mjekëve që punojnë në spitalet shtetërore dhe private. Ndryshimet në urdhërin e mjekut erdhën pas skandalit që prokuroria kishte zbuluar në spitalin onkologjik.

Pas Konferencës së Kryetarëve, pasdite në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e parë e këtij sesioni. Kjo seancë është kryesisht ceremoniale pasi nuk miratohet asnjë ligj apo vendim, përvec kalendarit të punës. Në seancën e parë sipas traditës flasin vetëm Kryetarja e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.

SHKARKO APP