Pushuesit drejt jugut, trafik i rënduar në Vlorë
Kjo e dielë në Vlorë pasqyrohet me një trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Zona e rrethit të skelës e deri në Radhimë është një aks rrugor, plot trafik pasi makina të shumta i drejtohen jugut të Shqipërisë.
Policia Rrugore është në pikat kyçe ku trafiku paraqitet më i rënduar me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e trafikut.
Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik bën që makinat të tejnxehen, dhe për të përshkuar aksin rrugor Vlorë-Radhimë duhen të paktën 40 minuta.