Putin akuza për mercenarë shqiptarë në Ukrainë, Xhaçka: Gënjeshtër

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka mohuar akuzat e bëra nga presidenti rus Vladimir Putin, se në Ukrainë është shtuar numri i mercenarëve nga Shqipëria. Xhaçka thekson se Shqipëria do të vijojë punën me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj popullit të Ukrainës.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”.

Presidenti Putin pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt. ”Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”.

SHKARKO APP