Putin anekson tokën ukrainase, Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi homologu rus Vladimir Putin ndryshoi këtë të premte kufirin e Rusisë, duke aneksuar edhe 4 rajone të Ukrainës.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.

Putin firmosi me liderët e vetëshpallur të këtyre rajoneve dokumentet për pranimin e tyre në Federatën Ruse, duke vlerësuar si demokratike, referendumet e mbajtura në ato territore të Ukrainës.

SHKARKO APP